Kompania

Rreth Nesh

Andi Group është formuar në vitin 2005 nga Faruk Kryeziu, i lindur me 29.03.1978, në fshatin Bubavec, Komuna Malishevë. Ka filluar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Universtiteti i Prishtinës 1997/1998, duke i ndeprerë ato në shkurt të vitit 1998 në pamundësi të vazhdimit të tyre për shkak të luftës. U kthye për t’I vazhduar ato në fund të vitit 2000 dhe i përfundoi në vitin 2006/2007.

Në maj të vitit 2006 e filloi punën si inxhinier në kompaninë “Mati-Com” , duke mos e ndërprerë aktivitetin e udhëheqësit në biznesin e “NN.ANDI “ që menaxhohej nga vëllezërit e tij ,pasi ky biznes është biznes familjar dhe kontributi është i përbashkët. Në vitin 2010 ndërpreu marrëdhënien e punës me Mati-Com dhe iu përkushtua tërësisht kompanisë “NN.ANDI”, e cila më vonë e ndrroi emrin në N.P.N”ANDIGROUP” SHPK.

Duke u nisur nga nevoja për rindërtim të vendit të shkatërruar nga lufta ,nga nevoja e domosdoshme për të krijuar vende pune për vete ,familjarët e mi e të tjerë që kanë punuar,punojnë e do të vazhdojnë të punojnë, vendosi për themelimin e biznesit në vitin 2005.

Në fillim, aktivitete themelore të biznesit ishin kryesisht punët tokësore që përfshinin, rrënim të objekteve të djegura dhe shkatërruara nga lufta ,punët e instalimeve të ujit dhe kanalizimit të dëmtuara skajshmërisht nga lufta për arsye të mungesës së investimit në to. Me rritjen e kërkesave për ndërtim, jo vetëm në ndërtimin e ulët, por edhe atë të lartë ,aktivitetet e biznesit tonë i zgjeruam edhe në lëmi tjera të ndërtimit, si ndërtimi i vrazhdë,punë të instalimeve të brendshme dhe të jashtme si dhe në punë finale, duke iu kthyer më pas edhe profesionit tonë të trashëguar nga babai ,punën me saldim ( me konstruksione të çelikut).

 

Gjatë kësaj përiudhe ne kemi realizuar projkete të ndryshme, veçanërisht nga viti 2010, intensiteti i punëve është shtuar në mënyrë të ndjeshme .

Duhet përmendur që përveç ndërtimit ne kemi realizuar dhe vazhdojmë të japim kontributin dhe njohuritë tona edhe në fushën e projektimit ,menaxhimit ,konsultave dhe mbikqyrje.


Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë kualitet dhe cilësi në projektim dhe ndërtim.

Vizioni

Vizioni ynë është zgjerimi i aktiviteteve tona duke ofruar projekte dhe hapësira të ndryshme afariste dhe kolektive për klientët tanë.

Bashkëpunëtorët Tanë